Edit

wikiHow:Albania Project/Te Konvertoni Video Ne Formate Te Tjera

Supozojmë se keni shkarkuar një video nga BitTorrent (mos keni dert, nuk po i tregojmë askujt!) dhe ju dëshironi që atë video që e keni shkarkuar ta shikoni në iPod-in tuaj, celularin me bazë në Android apo ndoshta vetëm në laptop.

EditSteps

  1. 1
    Në varësi të formatit që është përdorur për të krijuar videon, mund të ndodh që ai të mos lexohet si duhet. Në këto raste zgjidhja ma e mirë është një konvertues që kryen punë.
  2. 2
    Një konverter është një vegël që ndryshon formatin e një video, prej një të caktuar në një format tjetër. Dhe për ju kemi gjetur një që është i lehtë për tu përdorur (apo ndoshta mund të themi se ka edhe një emër më të mirë), që quhet Hamster Free Video Converter (ose shkarkojeni këtu në PCWorld) dhe është pa pagesë.
  3. 3
    Përdorimi i këtij softueri është thjeshtë një proces me tre hapa. Së pari, ju zgjidhni skedarin (skedarët) që dëshironi të konvertoni, qoftë duke naviguar në File meny apo thjeshtë duke tërhequr dhe gjuajtur skedarë në dritaren e Hamster.
  4. 4
    Nën dy, ju zgjidhni një format dalës (AVI, MPEG, WMV, etj) apo një pajisje të caktuar: Apple TV, iPod Touch, celularë HTC, Zune apo diçka tjetër (Hamster ka preset të gatshme për 16 pajisje).
  5. 5
    Në fund, klikoni një buton dhe vendosni këmbët mbi tavolinë e prisni gjersa Hamster kryen punën. Nuk ka ku të shkojë më thjeshtë se kaq.

EditTips

  • Një këshillë: Gjatë instalimit, zgjidhni opsionin Customization dhe fikni opsionet për Bing dhe shirit veglash që dëshiron të instalojë programi. (Zhvilluesit natyrisht vetëm po tentojnë të fitojnë për të paguar faturat, por askujt nuk i hynë në punë këta softuer). /pcworld.al

Article Info

Categories: WikiHow Language Projects

Thanks to all authors for creating a page that has been read 615 times.